Notat e provimit te anglishtes klasa e nente 2015

Formularët A1 dhe A1Z, datat për të zgjedhur provimet

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar kalendarin e plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z për procesin e Maturës Shtetërore 2015. Aplikimi, i cili do të kryhet online do të nisë ditën e martë në datën 10 mars në Qytetin e Tiranës dhe do të mbyllet në datën 24 mars në drejtoritë arsimore të Jugut të vendit. “Shekulli” boton hartën e shpërndarjes dhe ditët, në të cilën maturantët duhet të aplikojnë për të vendosur dy provimet e lëndëve me zgjedhje. Për kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme para këtij viti dhe dëshirojnë të garojnë për të hyrë në universitet publike datat janë përcaktuar për javën e fundit të këtij muaji, pra 25 - 31 mars.

Formulari A1 

Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2014- 2015. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Udhëzimi parashikon që procesi i plotësimit të Formularit A1 të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, i cili quhet “mbikëqyrës”. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2015. Të dhënat personale do të plotësohen nga maturanti. Te pika 1, (numri personal i letërnjoftimit ID), maturanti shënon numrin e tij personal, që ka në dokumentin e identifikimit.

Për të dhënat 2-5, pasi maturanti bën plotësimin, sistemi bën verifikimin e tyre dhe nuk lejon të vazhdohet aplikimi, nëse ka pasaktësi. Te pika 6, maturanti shënon në fushat përkatëse, numrin e telefonit dhe adresën e email-it, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2015, me qëllim që ai të marrë informacion në faza të ndryshme të procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon, ose nuk dëshiron të shënojë numrin e telefonit, atëherë shënon mbikëqyrësi numrin e tij të telefonit. Te pika 7, shënohet X te kutizat pranë opsioneve, Po ose Jo. Të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku bëhet aplikimi. Për plotësimin saktë të kërkesave të këtij grupimi, maturanti dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe të plotë për rubrikat përkatëse: Plotësohen nga maturanti. Te pika 8, maturanti shënon emrin e vendit ku ndodhet shkolla ku po studion.
Ish-maturantët, mënyra dhe afatet e aplikimit 

Formulari A1Z, i cili do të plotësohet nga ish-maturantët javën e fundit të marsit lë hapësirë në ditën e fundit, për të gjithë ata që nuk munden që brenda ditës dhe shkollës është përcaktuar të mungojnë. Bazuar në udhëzim, ky formular do të plotësohet nga: a) Maturantët para Maturës Shtetërore 2015; b) Kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme; c) Kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, për të plotësuar Formularin A1Z duhet të marrë miratim në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. d) Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe aplikojnë për herë të parë në Maturën Shtetërore, si edhe ato që kanë aplikuar më parë dhe plotësojnë kushtet e mësipërme.

Kandidatët që duan të plotësojnë formularin A1Z, duhet të paraqesin te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku ka dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: a) Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. b) Provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. Vërtetimi, pas përfundimit të aplikimit, i bashkëngjitet listës me të dhënat e kandidatit, që mban shkolla ku është bërë aplikimi. Për llogaritjen e pikëve, garuesit duhet të veprojnë në bazë të formulës së mëposhtme: s={[26 )c M +20x (D1+D2)l x K +17 x(Z1xF1+22 x F2)]x5, ku M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara "Letërsi dhe Gjuhë shqipe", "Matematikë" dhe në ato me zgjedhje. K, F1 dhe F2 janë përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

Rritet shkalla e vështirësisë për gjuhën e huaj 

Dy nga ndryshimet themelore që karakterizojnë procesin e Maturës Shtetërore për këtë vit janë ndarja mes shkollave profesionale dhe shkollave të përgjithshme, si dhe rritja e shkallës së vështirësisë së gjuhës së huaj. Rreth amullisë së krijuar në radhët e maturantëve për ndryshime thelbësore të procesit që përzgjedh maturantët që shkojnë në universitet, autoritetet e arsimit kanë konfirmuar vazhdueshmërinë e provimeve, si formë e përzgjedhjes së fituesve edhe për këtë vit. Ndërkohë, duke nisur nga viti 2016, në bazë të ndryshimeve që pëson edhe arsimi i lartë do të jenë universitetet, ato që do të përcaktojnë standardet dhe kriteret specifike për përzgjedhjen e studentëve të rinj, që do të akomodohen në auditorët e fakulteteve publike. Pranimi nga universitetet mund të vendosë rregulla më të forta, por këto rregulla apo kritere do të vendosen vetëm pasi maturantët të japin provimet e qershorit në lëndët me detyrim dhe ato me zgjedhje. Të gjithë nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme joprofesionale, bazuar në rregullat e përcaktuara, do të kenë 3 provime të detyruara (Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Anglisht) dhe provime me zgjedhje. Testi i gjuhës së huaj (D3) të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor B1.

Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar D3, është: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Gjuha e huaj që do të jepet provim, do të pasqyrohet në Formularin A1/ A1Z. Kandidatët e vitit të kaluar, të cilët rezultuan mbetës në D3, janë të detyruar ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë, që aplikojnë me AlZ, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3. Kandidati ka të drejtë të zgjedhë dy lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo ato në shkollë, në programin mësimor. Kandidatëve, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.5 (nota 5), u njihen ato provime. Kandidatët, që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje dhe kanë mbetur në dy provime, duhet të zgjedhin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij udhëzimi.
Burimi:  Gazeta Shekulli

Plotesimi i Formularit A1 dhe A1Z Matura 2015

Matura Shteterore

Matura Shteterore eshte nje sherbim elektronik i cili mundeson aplikimin ne formularet A1 dhe A1Z mbeshtetur ne udhezimet: Udhezimin 1 Klikoni Ketu dhe ne Udhezimin 2   Klikoni Ketu

Perdorimi i sherbimit kryhet online

Per te aplikuar ne Formularin A1 duhet te:

  1. Regjistroheni ne portal - Per menyren si mund te regjistroheni ne portal shiko Video
  2. Aplikoni ne Formularin A1 - Per menyren si mund te aplikoni ne formularin A1 shiko Video
  3. Per me shume pyetje komentoni ne  Postimin
  4. Kontakte te metejshme ne nr tel: 042253864, 042259654


Aplikimi ne Formularin A1 nis ne daten (së shpejti) dhe perfundon ne date (së shpejti).

Aplikimi ne Formularin A1z do te filloje pas perfundimit te aplikimit me Formularin A1

Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

Karte Identiteti
Hapat e Procedurës

  1. Shkoni ne portalin www.e-albania.al.
  2. Nqs nuk jeni regjistruar me pare duhet te regjistroheni. Per me teper shikoni Video

  1. Perdorimi i sherbimit Matura Shteterore.
  2. Aplikimi ne formularin A1 ose formularin A1z. Per me teper shikoni Video
  1. Paraqitja ne shkolle.